Prokuroria Speciale ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionet e sotme që ka zhvilluar Policia e Kosovës.
Arbresh.info ka raportuar se që nga mëngjesi i hershëm sot janë zhvilluar aksione në disa zona.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, për Arbresh.info ka theksuar se aksionet janë zhvilluar në disa lokacione.
Ajo tha se këto aksione lidhen me dyshimet për trafikim me substanca narkotike, si dhe pastrimin e parave.
“Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në disa lokacione. Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të operacionit policor,” ka thënë Luta./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...