Pas sigurimit të mandatit të dytë si kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK-ja ka folur për herë të parë.
Në një intervistë për gazetaren Qëndresa Tërshani në emisionin “Kosova Today”, Totaj ka treguar se është uruar nga kundërshtarët e tij, Artan Abrashi dhe Zafir Berisha.
“Jam uruar edhe nga z. Abrashi edhe nga Zafa. Ditën e parë të punës e kam filluar me pushim, sepse dje ishte një angazhim shumë i madh dhe serioz, dhe për të qenë i drejtë, nuk mund ta filloja punën në mëngjes. Pasdite gjithsesi po e marr punën në dorë, pasi gjithçka ka filluar të kthehet në vendin e vet”, tha Totaj.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Totaj ka arritur të siguronte 53,86% apo 25,326 Vota, ndërsa Abrashi 46,14% apo 21,699 Vota.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...