Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot disa nga familjet që kanë përfituar nga projekti “Rregullimi i kulmeve për kategoritë sociale dhe familjet në vështirësi ekonomike”, që po realizohet nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Gjatë vizitës, kryetari Totaj theksoi rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e jetës së qytetarëve në nevojë.
“Sigurimi i një strehe të sigurt është e drejtë themelore. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë familjeve që kanë më së shumti nevojë për mbështetje”, u shpreh ai.
Deri më tani, nga ky projekt kanë përfituar 73 familje, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e Komunës së Prizrenit.
Përmes këtij investimi, familjeve u është ofruar jo vetëm përmirësim i infrastrukturës së shtëpive të tyre, por edhe ndjesi më e madhe sigurie dhe dinjiteti.
“Ky projekt është vetëm njëri nga hapat që po ndërmarrim për të garantuar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, shtoi kryetari Totaj.
Sipas tij, investimet kanë prek fshat e qytet duke përfunduar shumë nevoja e emergjenca. Tani në mandatin e dytë, është koha për projekte të mëdha!
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...