Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli ka deklaruar sot se Kosova po ndihmon zhvillimin e ekonomive të vendeve të tjera përmes Fondit të saj Pensional.
Sipas tij, më pak se 10 për qind e këtij Fondi përdoret në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Po i ndihmojmë ekonomive të këtyre vendeve që të zhvillohen ndërsa më pak se 10 për qind të këtij fondi përdoret në Kosovë”, ka thënë Topalli gjatë seancës së Kuvendit kur po shqyrtohet Raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale.
Ai ka thënë se nëse dëshirohet që ky Fond të përdoret për zhvillim ekonomik, atëherë duhet të ndryshohen politikat dhe rregullorja e BQK-së që përcakton mënyrën se si do të përdoren këto mjete./Arbresh.info
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...