Familja Dehari ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu, nga rasti i djalit të tyre, Astritit.
Prindërit e Deharit në një konferencë për media kanë thënë se nuk kanë pasur kurrë komunikim të mirë me prokurorin tash e katër vjet.
Madje, ata thanë se ekspertizën shtesë për rastin e djalit të tyre parë e patën mediat sesa familjarët.
Kërkesa për përjashtimin e prokurorit të rastit tashmë është dërguar tek ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka konfirmuar avokati i familjes, Tomë Gashi në një konferencë për media.
Gashi ka thënë se i ndjeri Astrit Dehari, në ditën kritike, sipas të gjitha rrethanave, është goditur në ballë me boks të hekurit.
Ai ka nxjerrë edhe pamje para mediave. /arbresh.info/


Droni godet një rrokaqiell në Dubai, hapet vrimë e madhe në ...
Kurti kujton protestat studentore të ‘81, viziton veprimtari...
Berisha i AAK-së: Jemi në një situatë të rëndë sa i përket s...
Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje
Tchouaméni: Më e rëndësishmja nuk është gjendja ime, por fit...
Kryesia e GUXO në Deçan largohet nga subjekti pas moskandidi...