Në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë u mbajt ceremonia e diplomimit të 16 oficerëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)-së, gjenerata 2024.
Familjarë, shokë e kolegë, ishin pjesë e kësaj ceremonie, në përkrahje të këtyre oficerëve të rinj që ju shtuan rendit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Emocione të shumta nga ta dhe familjarët e tyre, pa dyshim që nuk munguan.
E në mesin e tyre, ishte dhe një e moshuar 82 vjeçare, e cila kishte ardhur për nipin e saj.
Ajo është shprehur e emocionuar për nipin e saj dhe për ata që diplomuan sot.
“Shumë jam e gëzueshme, shyqyr që e pritëm na pleqtë këtë ditë, për me ardhë në këtë vend tonin, për ushtrinë tonë, të gjithë të rinjtë e të rejat, ne jemi shumë të kënaqur që po i shohim këta të rinjtë kështu, shumë jam gëzuar”, tha ajo.
Ndryshe, pjesë e ceremonisë ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili u shpreh mirënjohës dhe mbështetës për ta.
Ai shtoi se çdo sfidë dhe sakrificë ia ka vlejtur, kur në krye të detyrës po mbron shtetin dhe atdheun./Arbresh.info/

Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat