Deputetja në detyrë e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, gjatë ditës së sotme kishte bërë të ditur që ka pranuar ftesën për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale më 18 shtator.
Kadrijaj, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info tha se ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale për intervistë dhe se nuk do t’i ikë kësaj.
“Sot zyrtarisht kam pranuar ftesën nga Gjykata e Hagës për datën 18 shtator. Do t’i përgjigjem kësaj ftese dhe nuk kam pse të ik. Lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë, e shenjtë dhe madhështore dhe ashtu do të mbetet. Unë ndjehem krenare për atë që kam bërë, për shërbimin që e kam dhënë dhe nuk kam tjetër se çka të deklaroj”, tha Kadrijaj.
Ndërsa ajo shtoi se për këtë ka edhe mbështetjen e partisë së saj.
“Nuk kam arritur të kontaktoj me partinë, por e di që të gjithë më përkrahin. Kam mbështetjen nga partia, kam mbështetjen nga bashkëluftëtarët e mi”./arbresh.info/
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...