Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë foli për zhvillimet e fundit në vend dhe për borxhet e Qeverisë aktuale.
Kadrijaj në një postim në Facebook, ka akuzuar Abdixhikun se po i fyen dhe po bën denigrime ndaj deputetëve kolegë që nuk mendojnë si ai, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Kadrijajt pa ndërhyrje:
Duke tentuar të krijoj hapsirë mbrenda LDK-së, zoti Abdixhiku ka filluar me fyrje e me denigrime kundër deputetëve dhe në përgjithsi kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai. Gjithmonë jam mundu të jem korrekt me kolegë deputet, por z. Abdigjiku duke i fyer koleget e tij me detyroi të ia përkujtoj shkurt dy gjëra:
E para, si arrite të krijosh gjithë këtë pasuri me një pagë të Riinvestit?
E dyta: atë ndihmoj baba i nusës me tendera ne KEK, apo ti i ndihmove atij të punësohet aty? Besoj që këto pergjigje gazetarët munden t’i verifikojnë shumë lehtë! Pa dashur me e ofendu askënd por duke besu në vlerat e Parlamentit u detyrova të i reagoj.

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit