Tifozët anglezë të dëshpëruar kanë nisur peticion që të zhvillohet sërish finalja ndaj Italisë, ngase mendojnë se qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini duhej ndëshkuar me të kuq.
“Tre Luanët” u mposhten në penallti nga “Azzurët”, kësisoj humben finalen.
Por, një numër i madh i tifozëve kanë nisur peticion që ndeshja duhej të zhvillohet shkaku i një gabimi të arbitrit.
Në kohën shtesë, Chiellini faulloi Sakan duke mos e lejuar të sulmojë dhe ndërpreu aksionin.
Chiellini u ndëshkua me të verdhë nga arbitri, por një numër i tifozëve që mbrojnë Sakan besojnë se ishte vendim i padrejtë.
Tashmë kanë nisur peticioni online me dëshirën e tifozëve që ndeshja të përsëritet.
“Bukayo Saka u lëndua gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Italisë. U kap për fanellë nga Chiellini që mori karton të verdhë dhe ishte e qartë që duhej ndëshkuar me të kuq. Besoj fuqishëm që arbitri favorizon Italinë”, ishte shkruar në njërin nga peticionet./lajmi.net
Sidoqoftë, është injoruar nga shumica e tifozëve anglezë, ngase është nënshkruar nga vetëm 1 mijë e 500 persona.
Edhe ju mund ta nënshkruani këtë peticion duke klikuar: Këtu
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...