Thirrja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për pezullimin e tarifës doganore prej 10% ndaj mallrave nga Shtetet e Bashkuara ka marrë vëmendjen e kongresistëve amerikanë, të cilët e kanë vlerësuar lart këtë hap.
Kongresisti republikan Carlos A. Gimenez ka falënderuar publikisht Osmanin, duke thënë se veprimi i saj është pritur mirë në SHBA dhe se edhe aleatët evropianë duhet të ndjekin këtë shembull.
“Faleminderit zonja Presidente! Kjo është pritur mirë në Shtetet e Bashkuara. Edhe aleatët tanë të tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj”, ka deklaruar Gimenez.
Thank you, Madam President! This is being well received in the United States & our other allies in Europe should follow your example.
— Rep. Carlos A. Gimenez (@RepCarlos) April 3, 2025
Edhe kongresisti tjetër amerikan, Keith Self, ka përshëndetur këtë thirrje të Osmanit, duke e cilësuar atë si një mësim të rëndësishëm për partnerët evropianë.
“Ky është një mësim i jashtëzakonshëm në lidership për partnerët tanë evropianë që duhet ta marrin parasysh”, ka shkruar republikani Self.
This is a tremendous lesson in leadership for our European partners to consider.?? https://t.co/VCRkEnyecP
— Rep. Keith Self (@RepKeithSelf) April 3, 2025
Presidentja Osmani e bëri këtë kërkesë një ditë pasi SHBA vendosi një tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.
Ajo theksoi se pezullimi i tarifës do të ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe strategjike mes dy vendeve, duke dërguar një mesazh të qartë për gatishmërinë e Kosovës për partneritet më të fuqishëm me SHBA-në./Telegrafi/
LEXO EDHE:
Osmani kërkon nga Qeveria e Kosovës pezullimin e tarifave për produktet amerikane
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...
Prokuroria e Pejës kërkon angazhim me të shtuar nga inspekto...
Në fund të marsit, delegacioni i KiE vjen në Kosovë me misio...