Një person është therur me thikë rreth orës 17:30 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik, ku një person G.B., 45 vjeçar është sulmuar me mjet të mbrehtë, duke pësuar lëndime trupore.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personi i sulmuar është dërguar për tretman mjekësor ndërsa shtoi se është duke u intervistuar i dyshuari, i cili është vetëdorëzuar në polici.
“Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash ësthë vetëdorzuar në polici”, tha Ahmeti.
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...