Një person është therur me thikë gjatë një përleshje mes dy personave në një kafiteri në Gjakovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Vlera Krasniq, zëdhënëse e policisë për Gjakovën.
”Sot, më 14 shtator 2025, rreth orës 11:10, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore”, tha Krasniqi
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...