Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

22:23 | 1 Shkurt 2026
E.H

Një person është therur me thikë sonte në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën ‘Nëna Terezë’.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ajo.

“Sot rreth orës 20 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale