Një avokat është therur me thikë sot në qendër të Prishtinës.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se viktimë e këtij sulmi është një avokat.
“Sot rreth orës 11:00, Policia e Kosovës ka marrë një informacion se një person është therur me thikë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Njësia policore ka dalë në lokacion dhe ka has vetëm në viktimën e lartcekur”, kanë thënë zyrtarët policor për Indeksonline.
Viktima ka pranuar ndihmën mjekësore në vendin e ngjarjes ndërsa më pas është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa sipas mjekëve, lëndimet e avokatit janë në kokë dhe në buzë porse gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Viktima u ka thënë policëve në vendngjarje se personi i dyshuar banon një kat më poshtë se zyra e tij e punës ndërsa shkak i kësaj, sipas tij ka qenë një mosmarrëveshje që kanë pas ata mes veti.
“Pacolli, Osmani, Konjufca…” – Nazarko paralajmëron rrezik p...
Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në t...
Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...