Dy të rinj në Lushnje kanë përfunduar në spital pas një sherri me mjete të forta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”, ku një 17 vjeçar ka goditur me mjet prerës dy të rinjtë 20 dhe 18 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit K. N., 20 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”.
Një 47 vjeçar është arrestuar për dhunë ndaj kushëririt për motive pronësie.
“Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 47 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnjë, pasi për motive pronësie ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit B. T., 44 vjeç”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...