Është themeluar sot në Prishtinë Shoqata e Vullnetarëve për Zjarrfikje dhe Shpëtim të Kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ky është një hap historik që e vendos kryeqytetin në një nivel të ri të gatishmërisë, përcjell Arbresh.info.
“Shoqata e Vullnetarëve për Zjarrfikje dhe Shpëtim, është një hap historik që e vendos Kryeqytetin në një nivel të ri të gatishmërisë! Me këtë shoqatë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca dhe drejtorin Lulzim Fushtica, po e bëjmë kryeqytetin më të sigurt dhe më të përgatitur për çdo sfidë që mund të vijë. Krah Brigadës Profesionale, vullnetarët do të jenë forca shtesë në shërbim të komunitetit”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, i pari i kryeqytetit theksoi se objekti i parë i kësaj shoqate po rinovohet në Lagjen Kolovice, një ish-shkollë që do të shndërrohet në bazën e parë të vullnetarëve të zjarrfikjes./Arbresh.info
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...