Komuna e Prishtinës njofton se pas themelimit të Task-Forces si grup i brendshëm komunal, sot u themelua edhe Grupi Punues për trajtimin e qenve endacakë në Komunën e Prishtinës me akterë nga brenda dhe jashtë strukturave komunale.
Grupi Punues përbëhet nga:
Komuna e Prishtinës – kryesuesi;
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) – anëtar;
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) – anëtar;
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) – anëtar;
Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK) – anëtar;
Policia e Kosovës (PK) – anëtar;
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve (FDK), si ombrellë e koordinuar me shoqatat tjera – anëtar;
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).
Komuna e Prishtinës ka zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, të cilat do të inkorporohen në strategjinë kombëtare.
MAPL është caktuar si pikë fokusi për hartimin e strategjisë dhe rregullores ligjore e financiare, aspekt ky shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi.
Kryetari Rama, është i vendosur që problemi i qenve endacakë të trajtohet me seriozitet në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët pjesëmarrës, nivelin qendror dhe të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...