Revista prestigjioze The Economist ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë dëshmi e një demokracie funksionale dhe të qëndrueshme.
Sipas artikullit, Kosova, e cila fitoi pavarësinë pas ndërhyrjes së NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 1999, sot paraqitet si një shtet relativisht stabil dhe demokratik, ndonëse përballet ende me sfida ekonomike.
Sipas The Economist, fitorja bindëse e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në zgjedhjet e dhjetorit i jep atij një mandat të fuqishëm politik, veçanërisht për të ratifikuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe për të zhbllokuar rreth 880 milionë euro ndihma financiare të pezulluara nga BE-ja.
Artikulli thekson se fitorja e Kurtit përmirëson raportet me BE-në, por jo edhe me Serbinë./rtk
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...