Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Në një konferencë për media, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep, Trupi Gjykues konstatoi për të dy të akuzuarit ekziston ende rreziku që të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera.
“Në vendimet e tyre, gjykatësit theksuan se emrat dhe të dhënat personale të disa prej dëshmitarëve tejet të cenueshëm do të vazhdojnë t’i jepen Mbrojtjes dhe me to do të njihen edhe të akuzuarit, dhe se lirimi i një të akuzuari që ka dijeni për informacion të ndjeshëm nuk do të ndihmonte mbrojtjen efikase të dëshmitarëve që ende nuk kanë dhënë dëshmi”, tha ajo.
“Në këtë drejtim, Trupi Gjykues rikujtoi edhe konstatimet e veta të mëhershme se duket që të akuzuarit u kanë dhënë vizitorëve informacion lidhur me dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur dhe, në rastin e z. Thaçi, ai përcolli udhëzime për një dëshmitar të ardhshëm lidhur me formën dhe përmbajtjen e dëshmisë që do të jepte”, ka thënë Griep.
LEXO EDHE:
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt