Në organizimin e “Epopesë së Dukagjinit” që po mbahet në vendlindjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, pjesëmarrës është edhe presidenti Hashim Thaçi. Në një fjalë rasti në këtë manifestim, presidenti Thaçi tha se Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi.
Duke vlerësuar edhe ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe mbështetjen e shteteve ndërkombëtare ku tha se “ përkrahjen e tyre duhet ta ruajmë si sytë e ballit në rrugëtimin tonë në rrugën Euroatlantike”, shkruan Gazeta Express.
Ditën e sotme presidenti Hashim Thaçi, e ka cilësuar ditë e rëndësishme dhe historike për Kosovën dhe kombin shqiptar.
“Në këtë ditë që pas fuqizimit të rezistencës në krye me Adem Jasharin dhe bashkëluftarët e tjerë ndodhi edhe ajo që pritej të ndodhte edhe në Gllogjan. Sulmet ishin të pandërprera kundër forcave të Serbisë, epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi. Madhështia i shtohet kësaj date se po këtë ditë më 24 mars 1999 ndërhynë edhe forcat e NATO-s”, tha presidenti.
Shtoi se përkrahjen e ndërkombëtarëve duhet ta ruajmë si sytë e ballit.
“Sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit, dhe vlerësojmë lartë mbështetjen e ndërkombëtarëve që duhet ta ruajmë si sytë e ballit për rrugëtimin tonë në rrugën euroatlantike”, tha Thaçi.
Fjalimin e përfundoi duke ndarë dekorimet “Heroi i Kosovës” për 12 luftëtarë të Dukagjinit.
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten