Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se vizita e tij me 9 Maj, Ditën e Europës, në Berlin dhe takimi me kancelaren Angela Merkel, e ka një simbolikë të veçantë.
Ai ka pohuar se me këtë vizitë u pa edhe një herë se Kosova ka të ardhmen të sigurt në Europë.
“Vlerësoj se rëndësia është jashtëzakonisht e madhe për shtetin e Kosovës, për afirmimin tonë, vlerësimin tonë si shtet dhe në të njëjtën kohë, është edhe një vlerësim për përpjekjet për afirmimin ndërkombëtar për vendin”, ka thënë Thaçi.
“Jemi në rrugë të sigurt europian dhe këtë rrugëtim e bëjmë bashkë me partnerët”.
“Merkele është shtytësja kryesore edhe për Kosovën edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte një vizitë për rrugëtim të sigurt dhe konkret të Kosovës”.
“Natyrisht se 9 maj e ka simboliken e vet. Është një mesazh, por në të njëjtën kohë, dua të them se ne s’jemi të frikësuar për të ardhmen europiane, por duam të lëvizim më shpejt”.
“Prandaj ishte konfirmim edhe i kancelares Merkel se do ta mbështesim Kosovën. Është hapur rrugë e sigurt për të ardhmen europiane”.
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...