Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi uroi gjithë qytetarët me rastin e 11 vjetorit të Kushtetutës.
“Sot shënojmë ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbi bazën e kësaj kushtetute qytetarët janë të vendosur për një ardhmëri të sigurtë, si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës”, tha ai.
Presidenti tha se :“Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë bazamentin dhe kornizat e shtet ndërtimit dhe funksionimit të tij. Para pak muajsh institucionet tona implementuam një obligim ligjor dhe kushtetues, themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ushtri kjo mbi bazën e standardeve të NATO-së”
Thaçi ftoi qeverinë e Kosovës që pa hezitim të respektojë ligjshmërinë në çdo sferë të jetës institucionale në të gjithë territorin e Kosovës.
“Respektimi i kushtetutës merr kuptim të plotë vetëm kur sovraniteti dhe ligjshmëria respektohet në të gjithë territorin e vendit”.
“Vetëm ata që e respektojnë ligjin mund të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”, përfundoi presidenti./Arbresh.info/
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...