Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi uron Kryetarin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin, Albin Kurti dhe Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani me rastin e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë datë historike, gëzohemi për Kosovën që feston përvjetorin e dymbëdhjetë si shtet i pavarur, me ç’rast, urojmë që Republika e Kosovës të përparojë drejt mirëqenies së përgjithshme dhe integrimit të plotë euroatlantik.
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, në këtë përvjetor të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, t’ju dërgoj juve dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta me shpresë e besim të plotë për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë shqiptarët.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje