Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito, të martën, më 22 tetor.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, në ceremoninë zyrtare do të marrin pjesë 2600 mysafirë nga e tërë bota, ndër ta edhe shumë burrështetas.
Ceremonia zyrtare e kurorëzimit të Perandorit Naruhito bëhet gjashtë muaj pasi ka trashëguar fronin nga babai i tij, Perandori Akihito, i cili ka abdikuar në prill të këtij viti.
Presidenti Thaçi do të pritet në takim zyrtar edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ndërsa në ceremoninë zyrtare pritet të takojë edhe përfaqësues tjerë të shteteve pjesëmarrëse.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...