Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se gjatë vizitës që i ka bërë SHBA-së, ka zhvilluar mbi 50 takime.
“Unë së bashku me delegacionin Kosovës, kam pasur mbi 50 takime me udhëheqës të shteteve të ndryshme, me presidentë, kryeministra, ministra, mbretër, duke vazhduar me takimin me presidentin Trump. Mund të them përsëri se populli i Kosovës është i bekuar që ka miqësi të përjetshme me SHBA-në”, ka thënë Thaçi në një intervistë për televizionin publik.
Ai madje ka treguar se çfarë i ka thënë Trumpi për Kosovën.
“Edhe presidenti Trump tha se Kosova është vend i mrekullueshëm dhe me një popullatë të mrekullueshme. Ne do të i ruajmë këto vlera me SHBA-të”, deklaroi Thaçi.
Sipas tij, Kosova po forcohet dhe po konsolidohet dhe se pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në margjinat e OKB-së, ishte mundësie mirë për të afirmuar shtetin e Kosovës.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...