Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe një herë ka shprehur bindjen se në marrëveshjen finale me Serbinë, territori aktual do të jetë i pa prekshëm.
“Unë e ndjej mision bashkëngjitjen e Medvexhës dhe Luginës me territorin e paprekshëm të Kosovës. Territori i Kosovës është i paprekshëm dhe i padiskutueshëm. Ato çka thuhen janë të paqëndrueshme. Takimi në Uashington ka qenë takim i vullnetit të mirë ka qenë për një të ardhme më të shpejt në NATO dhe nuk është diskutuar për substancë”, është shprehur Thaçi në një konferencë për medie.
Sipas tij, Kosova nuk do të futet në krizë institucionale dhe do të jetë e suksesshme në atë që do të arrijë.
“Unë uroj që Kosova nuk do t’i humb tre vite si në rastin e demarkacionit dhe humbjen e heqjeve të vizave. Kosova do të jetë e përgatitur, unike dhe e suksesshme në këtë proces, që do të përmbyllet me njohje,” deklaroi Thaçi.
Këto komente ai i ka bërë në një konferencë për medie, pas takimit me liderët e partive politike./V.Selimi/arbresh.info/FOTO: Ruzhdi Pacolli/Kamera: Rron Agolli/

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shte...
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar