Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me krerë politikë të Shqipërisë.
Ai është takuar me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, kryebashkiakët Ndreu e Leli dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ku kanë biseduar për turizmin në Kosovë dhe Shqipëri.
“Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ky është postimi i Thaçit:
Me ministrin Klosi, kryebashkiakët Ndreu e Leli dhe ambasadorin Minxhozi sot biseduam për turizmin në Kosovë e Shqipëri. Të dyja vendet tona kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit. Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj. HTH.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C