Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin e Rusisë Dmitry Medvedev. Takimi është zhvilluar në Ankara, ku liderët po qëndrojnë në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook Thaçi ka shkruar se ka kërkuar komunikim fillestar mes dy vendeve.
Statusi i plotë:
Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.
Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.
Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona.
Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. HTH

“Gjakatari është fshirë nga faqja e historisë”, ...
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep l...
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...