Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot kryetaren e rizgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë.
“Sot takova Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të institucionit që mbron kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës. Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejme në mandatin e ri. Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë”, shkruan Thaçi në Facebook.
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...