Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi sot pati një takim me ambasadorin e Gjermanisë, Wolfgang Ischinger, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.
Diplomati kosovar ka deklaruar se Kosova është në rrugën e duhur, drejtë integrimit në NATO dhe BE-së
“Sot e takova mikun e vjetër timin dhe të Kosovës, Ambasadorin Wolfgang Ischinger, me të cilin biseduam për të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë si dhe sfidat me të cilat përballet shteti jonë dhe i tërë rajoni. U pajtuam se i tërë rajoni ka lëvizur drejt një fryme të re të dialogut dhe bashkëpunimit çfarë nuk është parë ndonjëherë. Tashmë jemi në rrugë të duhur, drejt integrimit në NATO dhe BE”, ka shkruar në Facebook, Thaçi.
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari