Presidenti i Kosovës në një konferencë për media ka folur rreth takimit të caktuar për 27 qershor në Uashington.
Delegacioni shtetëror kosovar do të takohet me atë serb në kryeqytetin amerikan, shkruan portali arbresh.info

Hashim Thaçi e ka quajtur këtë takim si një kthesë historike që do të kontribuojë në rinisjen e dialogut me Serbinë dhe arritjen e paqes.
“E konsiderojmë si kthesë historike për arritjen e paqes. Delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës shkon i përgatitur për të përfaqësuar interesat shtetërorë të qytetarët të vendit. Kosova ka qenë dhe do të jetë në anën e duhur të historisë, vendi ynë është i bekuar me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Presidenti./arbresh.info/
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”
Keith Self ia dorëzon Kamberit projektligjin për diskriminim...