Qeveria e Kosovës po mban mbledhje në të cilën presidenti i vendit, Hashim Thaçi po raporton për dialogun me Serbinë dhe takimin që ka pasur javën e kaluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Thaçi tha para kabinetit qeveritar se puna e delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel do të jetë transparente dhe se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë i përfshirë në këtë proces, raporton arbresh.info.
“Procesi i bisedimeve nuk mund të ndalet për shumë arsye. Jam i vetëdijshëm se Qeveria së bashku me presidencën e ka hequr nga rendi i ditës platformën që të hartohet një më gjithëpërfshirëse. Shpresoj se liderët e partive politike ta kuptojnë përgjegjësinë institucionale për këtë proces. Kosova i ka institucionet e veta legjitime dhe askush nuk duhet të vë në pikëpyetje legjitimiteti e tyre. Unë prej fillimit kam kërkuar që të bëhen pjesë të delegacionit të Kosovës. Ky do të ishte veprimi i duhur dhe racional. Gjithçka tjetër, kritikat e pabaza tregojnë vetëm mungesë guximi”, është shprehur Thaçi.
Thaçi tha se në takimin e së dielës ia ka bërë të qartë Mogherinit se Kosova është e interesuar të arrijë një marrëveshje përfundimtare dhe obligues me Serbinë.
Ai tha se takimi i parë në nivel presidentësh ka filluar pa asnjë marrëveshje.
“Sigurisht takimi i parë ka filluar pa asnjë marrëveshje. Jemi pajtuar që të arrihet një marrëveshje. Gjithashtu jemi pajtuar qe mos të ketë eskalim të situatës. Në rastin e Kosovës marrëveshja përfundimtare dhe njohja eventuale nga Serbia krijon mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe të njihet nga pesë shtetet e BE-së. Në rast se ne refuzojmë dialogun, atëherë Brukseli do të na fajësoj neve për këtë”, ka thënë presidenti i vendit./Arbresh.info
KQZ-ja nuk e certifikon motrën e Donika Kadajt në listën bos...
Skandali i basteve në Turqi – zbulohen detaje të reja
Irani po rindërton arsenalin e tij të raketave, me shpejtësi...
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Aksident me fatalitet në Shkodër, shoferi slloven godet për ...
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” ...