Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet që mbahen të dielën.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’, ka thënë se këto zgjedhje përbëjnë një momentum të rëndësishëm për vazhdimin e orientimit euroatlantik të këtij shteti, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor.
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...