Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpalosur një bisedë me një nga zyrtarët serbë në takimet e mbyllura në Bruksel, gjatë një përgjigje të tij në Zona e Debatit në Klan Kosova.
“Në takimin e parafundit në prani të zyrtarëve të Bashkimit Europian një prej qëndrimeve tona ka qenë që; ‘ju po punoni për ndarjen e Kosovës, kurse një nga zyrtarët e Serbisë tha; ‘jo ne e kemi Kosovën pjesë tonën me Kushtetutë’. Ata e kanë synim, por a është diskutuar ndonjëherë ndarja e Kosovës?. As nuk është diskutuar, as nuk do të diskutohet ndonjëherë”, shpjegoi Thaçi, derisa u përgjigj në pyetjen se a është diskutuar ndarja e Kosovës në Bruksel.
Thaçi ka folur edhe për fletëarrestet e Serbisë për kosovarët, njofton Klan Kosova.
“Me Serbinë nuk mund të bisedojmë për fletëarreste, por për to kemi biseduar me Bashkimin Europina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë s’kam autoritet në Beograd që të bisedojë me ata për fletëarreste”.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë