Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një interviste ekskluzive për Radion publike suedeze (SR), ka thënë se Serbia ka pasur plane për të aneksuar veriun e Kosovës, ashtu siç Rusia aneksoi Krimenë.
Thaçi ka thënë se kur bëhet fjalë për Serbinë, politika në Kosovë kurrë nuk do të jetë naive.
Sipas tij, treni që dërgoi Serbia me mbishkrime nacionaliste ishte një përpjekje për të provokuar një situatë që do të justifikonte sulmet serbe në Kosovë, megjithatë kjo u ndalua.
Radio suedeze raporton se incidenti me tren është parë edhe si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale serbe, të cilat pritet të mbahen muajt e ardhshëm dhe një përpjekje e Serbisë për të provokuar administratën e re amerikane, e udhëhequr nga presidenti Trump.
Presidenti Thaçi për SR-në ka thënë se ai personalisht ka marr garanci se Uashingtoni nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës dhe Ballkanit.
Me gjithë tensionet ndërmjet dy shteteve, sipas SR-së, presidenti Thaçi është i bindur se Serbia herët a vonë do ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...