Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka rrëfyer për herë të parë se me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar disa takime pa praninë e kamerave.
“Jam takuar jashtë kamerave në Bruksel, Vatikan nëpër ceremoni të ndryshme, gjithashtu edhe në Paris, edhe Vjenë e Nju Jork. Kemi diskutuar hapur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, jo diçka nga ajo që kam theksuar në konferenca për shtyp. Faza e fundit e dialogut ka kuptim për Kosovën vetëm nëse ndodh njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, – u shpreh Thaçi.
Thaçi tha në një intervistë në RTSH se arritja e marrëveshjes me Serbisë është po aq fisnike sikurse ishte madhështore fitorja dhe Pavarësia e Kosovës. Sipas tij, Kosova, pa anëtarësim në organizata të fuqishme ndërkombëtare mbetet e izoluar.
“Nuk mund të bëhemi Palestina e Ballkanit Perëndimor. Nuk e toleroj me asnjë rrethanë dhe asnjë çmim një marrëveshje që s’e garanton njohjen reciproke dhe anëtarësimin në OKB. Nuk lejoj Asociacion me kompetenca ekzekutive që krijon “Republika Srpska” dhe e defunksionalizon shtetin e Kosovës. Nuk lejoj as të diskutohen”, – vijoi ai.
Gara për kreun e SPAK, kandidatët paraqesin platformat para ...
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Musliu-Shoshi: Asnjëherë s’kam folur kundër shtetit tim siku...
Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i...
Kërcënoi një person në vendparkim, arrestohet një i dyshuar,...
Emocionuese: Haradinaj përlotet derisa sheh videon e nënës s...