Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon ta mbrojë idenë e korrigjimit të kufirit të Kosovës me Serbinë.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se propozimi i tij për zgjidhje paqësore në mes Kosovës me Serbisë është i qartë.
“Nuk ka ndarje përgjatë vijave etnike, por po në rregullimin e kufirit dhe njohjen reciproke”, ka theksuar Thaçi.
Ndryshe, i pari i Kosovës ka sqaruar idenë për korrigjimin e kufijve, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka theksuar se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje dhe as shkëmbim të territoreve.
Thaçi insiston se Kosova duhet të adresojë kërkesën e Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë.
“Korrigjimi i kufijve nuk është term i shpikur nga unë, por shumë shtete në botë e kanë përdorur si mjet për të tejkaluar hasmëritë, për të zgjidhur problemet, për të krijuar paqe afatgjate. Këto ditë e kam përsëritur shpesh: korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje, nuk nënkupton shkëmbim të territorit”, ka theksuar ai.
https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1026382965721505793
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...