Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa fotografi të cilat tregojnë takimet e tij, ditëve të fundit në SHBA.
Siç edhe mund të shihet në fotografi, Thaçi ndër tjerash ka takuar edhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo si dhe me Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump.
Përveç tyre, presidenti ka zhvilluar takime dhe me kongresistin Eliot Engel dhe me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, si dhe me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington.
“Një javë e suksesshme në SHBA, me plot takime miqësore dhe përmbajtjesore”, ka shkruar shkurt Thaçi në Facebook.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3514391091964558
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...