Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot është pritur nga Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito i Japonisë.
I përcjellur nga zyrtarët e oborrit perandorak, Thaçi ka arritur në pallatin perandorak, ku është pritur nga Perandori Naruhito me nderimet me të larta.
Në takim me Perandorin, i pari i Kosovës ka biseduar për rrugëtimin e Kosovës që nga përfundimi i luftës. Sipas një komunikate për media presidenti Thaçi e ka uruar për epokën “Reiwa” që ka filluar Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito, duke shprehur dëshirën që fryma e harmonisë të mbretërojë në Japoni dhe në tërë botën.
Thaçi i shprehu mirënjohje Perandorit në emër të popullit të Kosovës, për përkrahjen që Japonia na ka dhënë gjatë dhe pas luftës. “Jemi popuj dhe vende mike dhe kështu do të jemi për gjithmonë”, shtoi Thaçi.

Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi