Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë së presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna dhe këshilltarin e presidentit, Paulino Cabral.
Në këtë takim, sipas një njoftimi, ministri i shtetit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna ia dorëzoi presidentit Thaçi letrën e presidenti të Guinea-Bissau, José Mário Vaz, me të cilën rikonfirmohet njohja e Kosovës nga ky shtet.
Presidenti Thaçi ka falënderuar ata për prezencën e tyre, pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo është dëshmia më e mirë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau janë më të forta sesa çdo përpjekje për t’i lënduar ato.
“Falënderoj presidentin Vaz, qeverinë tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova do të jetë gjithmonë një shtet mik i juaji dhe synojmë të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin”, ka thënë Presidenti.
Nga ana tjetër, ministri i Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë të presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna në emër të presidentit Vaz, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë./telegrafi/
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...