I pari që ka uruar pas pranimit të Kosovës në UEFA, është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi në Facebook shkruan se ky është lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt të Republikës së Kosovës.
Ai ka uruar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), federatën, lojtarët e kombëtares dhe të gjithë qytetarët.
“Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar presidenti.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...