Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar takimin i cili do të mbahet më 29 prill në Berlin ku pritet të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa aty Kosova do të përfaqësohet nga krerët e shtetit, presidenti dhe kryeministri i vendit.
Ai tha se e vlerëson rritjen e interesimit të shteteve të BE-së për të përgëzuar marrëveshjen e Greqisë dhe Maqedonisë, por u shpreh se nuk pret diçka konkrete nga ky takim në lidhje me raportet e Kosovës dhe Serbisë.
“E vlerësoj rritjen e interesimit prej Gjermanisë dhe Francës si dy vende kryesore të familjes evropiane të BE-së dhe politikbërjes së tyre, një interesim për të uruar dhe përgëzuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë edhe fokusi për të mundësinë e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por ajo që dua të them është se natyrisht Kosova do të marrë pjesë si të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor si shtet i pavarur dhe sovran, por nuk pres diçka të re nga ky takim në raportet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.
Thaçi tha se takimi do të jetë rutinë, por mundësi e mirë për shtytjen e liberalizimit të vizave për kosovarët dhe për dënimin e gjenocidit të kryer në Kosovë, raporton EO.
“Do të jetë një takim rutinë i rritjes së vëmendjes së tyre për zhvillimet e Ballkanit Perëndimor dhe është një mundësi e mirë që kjo konferencë i jep shtytje liberalizimit të vizave për Kosovën dhe të dënojë gjenocidin e kryer në Kosovë”, tha Thaçi.
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...