Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka kritikuar opozitën duke thënë se nuk është rruga e duhur përmes dhunës t’i realizojnë synimet e veta politike, transmeton arbresh.info.
“Për fat të keq, opozita po vazhdon të përdorë dhunën për të realizuar synimet e veta politike. Lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë” shkruan Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Ai shton se mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompenzohet me ekstremizëm politik.
“Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare. HTH”, përfundon postimi i Thaçit./arbresh.info
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin