Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi nuk ka shkuar sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së shtetit.
Derisa nuk është bërë arsyeja se pse Thaçi nuk ka marrë pjesë, gjatë kohës sa po zhvillohej seanca ai ka zgjedhur që të reagojë përmes një video që e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook.
Presidenti i shtetit ka kujtuar 12 vite më parë momentin kur ai si kryeministër i Kosovës e kishte lexuar deklaratën e pavarësisë.
“Popullit të Kosovës, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, nga zemra ju uroj dymbëdhjetë vjetorin e Shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/181381199812658/
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj