Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në takimin e sotëm me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe liderët e koalicionit kanë qartësuar agjendën europiane dhe kanë biseduar për fuqizimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Thaçi ka thënë se takime të tilla mbajnë shpesh për tu koordinuar për zhvillimet e fundit në vend, shkruan arbresh.info.
“Takime të tilla ndodhin shpesh. Janë takime të rregullta me bartësit e institucioneve e vendit dhe liderët politik për përkushtimet që kemi për vendin për një koordinim më të mirë për agjendat ndërkombëtare.
Thaçi ka përsëritur edhe njëherë se Kosova do të mbetët mik i përjetshëm i SHBA-së dhe se nuk ka individ që do ta cenoj këtë.
“Natyrisht gjithmonë në konsultohemi me SHBA. Ishte një takim që i ka kontribuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht fuqizimit të bashkëpunimit dhe me të fuqishëm me Amerikën. Kosova është dhe do të mbetët mik i përjetshëm i SHBA dhe nuk ka individ apo agjendë ditorë që do ta cenoj këtë partneritet as sot as në të ardhmen”, ka deklaruar Thaçi./arbresh.info/
Fillon takimi i Thaçit me liderët në prani të ambasadorit amerikan
Fillon takimi i Thaçit me liderët në prani të ambasadorit amerikan
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...