Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj pritet që së shpejti të udhëtojnë për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi që në fillim të javës që vjen do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përderisa Thaçi, siç mësohet, pritet të flasë rreth dialogut dhe për çështjen e kufijve me Serbinë në takimet që do t’i zhvillojë me krerët e shteteve të ndryshme, Haradinaj në SHBA pritet të lobojë për çështjen e vizave.
Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se në kuadër të këtij udhëtimi ka gjasa që të takohet edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. /zeri
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale