Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ndarë sot urdhrin “Hero i Kosovës” për heroin kombëtar, Idriz Seferi.
Thaçi i cili sot bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta zbuloi shtatoren e Seferit në Gjilan ka thënë se ai ishte shembulli i prijësit të paepur, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Gjilani u bë me shtatoren e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi, për këtë 28 Nëntor. Zbulimin e saj e bëmë bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Idriz Seferi është shembull i prijësit të paepur, që nuk rreshti për asnjë çast veprimtarinë kryengritëse. Për ta nderuar veprën e tij, sot edhe formalisht ndava urdhrin Hero i Kosovës. HTH./arbresh.info/

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...