Mbahet akademi përkujtimore në 75-vjetrorin e vdekjes së heroit, Shaban Polluzha, nën patronatin e Presidentit të republikës së Kosovës Hashim Thaçit.
Në këtë akademi presidenti Thaqi vlerësoi angazhimin, jetën dhe veprën e heroit Shaban Polluzha për lirinë e vendit.
“Sot është një ditë e veçante dita e rënies së heroit Shaban Polluza prandaj kujtojmë më përgjegjësin më të lartë shtetërore heroin e kombit Shaban Polluza dhe të gjithë bashkëluftëtaret e tij. Kosova dhe Drenica përjetuan krimet me te tmerrshme të diktaturës komuniste ne vitin 1944 1945. Periudha 1944- ishte një nder periudhat me tragjike por me heroike të popullit shqiptarë në Kosovë. Mijëra shtëpi u dogjën mijëra civil të paarmatosur u vranë dhe u masakruan. Me 8 shkurt të vitit 1945 tre jugosllav Kosovën e futen në masën e administrimit ushtarak për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ai.
Thaçi tha se rreshtimi në vlerat demokratike dhe civilizuese, radhitja në bllokun antifashist ishte shpresë në vullnetin e qytetarëve dhe ky vullnet u shpreh në konferencën e Bujanit.
“Shaban Polluzha zë vendin më të rëndësishëm të kombit. Ai shënohet si hero në kujtesën e secilit. Mbrojti interesat e kombit. Gjysmë shekull me vonë bijtë dhe bijat krijuan ushtrinë e Kosovës. Vizionin tonë për liri e kuptoi bota demokratike dhe NATO. Pa luftën e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk do të ndodhnin as rezistencat si lëvizja për liri, demonstrata e viti 68 dhe nuk do të ndodhte fare liria dhe hapja e bashkimit kombëtar. Sot do të ndajmë me çmimin Hero komandantin Shaban Polluzha”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1683875931810591/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...