Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mirëpritur miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga parlamenti i Maqedonisë.
Sipas Thaçit, miratimi i këtij ligji është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës.
“Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje. Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ai ka shtuar se miratimi i këtij ligji është “një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë”
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...