Gatishmëria e ish-ministrit Ferid Agani që të lirohet nga detyra, pas aktakuzës së ngritur javën që shkoi, duhet të shërbejë si shembull për qeverisje të mirë, konsideron Presidenti Hashim Thaçi.
“Si president i vendit e mirëpres gatishmërinë dhe vendimin e z. Ferid Agani për t’u liruar nga detyra e ministrit, për t’u lënë organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre. Le të jetë ky shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale, dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë. Kosova është në rrugë të mbarë të integrimit evropian dhe jemi në prag të liberalizimit të vizave. Sundimi i ligjit mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës. Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ish-Ministri i Ambientit, Ferid Agani akuzohet për keqpërdorime në rastin ‘Stenta’, në kohen kur ishte ministër i Shëndetësisë në qeverinë që atëherë drejtohej pikërisht nga presidenti aktual, Hashim Thaçi.
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në rend dite interpelanca...
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit